Deputeti Elmi Reçica, gjatë një vizite në disa shtete të Evropës, ka deklaruar se mërgata shqiptare po i jep një mbështetje të fortë kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës. Sipas Reçicës, diaspora po e dëshmon edhe një herë angazhimin e saj të palëkundur për zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Fundjavë e begatë dhe e mbushur me energji të jashtëzakonshme ????, ku me mijëra mërgimtarë nga të gjitha anët e Evropës u mblodhën në mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, z. Bedri Hamzën. Me një angazhim të madh dhe një përkushtim të palëkundur për të ardhmen e Kosovës, mërgata jonë po dëshmon edhe një herë përkushtimin e saj për atdheun ????, duke mbështetur vizionin e përbashkët për zhvillim dhe ndryshim pozitiv. ✨
#mamirë për Kosovën????????
#BedriHamzakryeministër