Kanë filluar të mblidhen në Kuvend të Kosovës deputetët për seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për shpërndarje.
Deri më tani,janë parë duke hyrë Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja, derisa tashmë në sallën e Kuvendit janë edhe deputetët e AAK-së.
Seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje është paraparë të fillojë në orën 10:00, derisa do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.
Fillimisht votohet për marrëveshjen IPA, derisa si pikë e dytë e rendit të ditës është shpërndarja.