Ajo ka qenë në qendër të kritikave të fansave të saj, pasi ka thyer rregullat e izolimit dy herë brenda 10 ditëve. Është fjala për Lauren Goodger, e cila herë pas here ka dalë shëtitje gjatë karantinës si pasojë e Covid-19.
Por këtë të enjte, ylli televiziv ka marrë gjithë vëmendjen teksa është shfaqur rrugëve të Londrës me një veshje që nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës. Ajo po shkonte te dentisti, i cili duhet të ketë qenë në hall të madh, pasi modelja bukuroshe i shkoi për vizitë pa reçipeta.
33-vjeçarja është shfaqur me një palë tuta sportive, ndërkohë mbante veshur një bluzë që i ekspozonte gjoksin bombastik.
Lauren njihet për format e saj të kolme, ndërsa herë pas here publikon foto në rrjetet sociale.