Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishitna”, ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës
“Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës”, ka bërë të ditur Ujësjellësi.
Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. ka filluar menjëherë dhe pritet që të sanohet diku në orët e pasdites së sotme.
“Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1. Ju falënderojmë për mirëkuptim, derisa ekipet teknike janë duke e bërë të pamundurën që të sanohet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.