Tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë që goditi Shqipërinë ka lënë pas pasoja jo vetëm në njerëz, por edhe në dëme të mëdha materiale.
Mes shumë ndërtesave të që u dëmtuan nga goditja shkatërruese e tërmetit, kanë qenë edhe objektet historike.
Kështu pas mureve të kalasë së Durrësit, nga lëkundja është dëmtuar edhe kalaja e Krujës. Për më tepër shihni foton.
Sipas ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë ka shkuar në 9 numri i viktimave dhe qindra të plagosur po marrin ndihmë mjeksore në Tiranë dhe në Durrës.
Viktima e fundit është nxjerrë nga rrënojat në Thumanë ndërkohë vijon puna për shpëtimin e jetëve të tjera në Thumanë dhe Durrës.
Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar deri tani në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore.