• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Demiri: Nuk e kushtëzojmë Kurtin me ministri

12/11/2019 - 15:10:10
Demiri: Nuk e kushtëzojmë Kurtin me ministri

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, i cili është edhe kryetar i koalicionit VAKAT, ka deklaruar se nuk do ta kushtëzojnë qeverinë e re me votë për të marrë ministri por që do të kërkojnë nga Albin Kurti heqjen e taksës ndaj produkteve boshnjake.

HTML Image as link Qries
Demiri i cili është edhe deputeti më i votuar nga komunitetet joserbe, deklaratën e kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti nëse nuk u jepet një ministri e ka quajtur dëshirë personale, shkruan Gazeta Express.

Lexo më shumë

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

May 22, 2025
9
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
34

Vendimi i PZAP-it për anulimin e mbi 3 mijë votave të ardhura nga Serbia do t’ia mundësojë Nismës së Fatmir Limajt kapërcimin e pragut, ndërkohë dy partive që synojnë ta bëjnë pushtetin ua ka prishur matematikat për koalicion e ndarje të pushtetit. Si pasojë, Lëvizja Vetëvendosje nga 32 deputetë sa kishte nga rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, do të mbetet me 29 dhe LDK-ja do të humbë gjithashtu një.

Si pasojë këto dy parti nuk do të mundë ta krijojnë qeverinë, duke qenë se së bashku kanë vetëm 57 vota. Nga një deputet do ta humbin edhe dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, ndërkohë koalicioni Nisma-AKR në Kuvend do të zërë 6 ulëse dhe me shumë gjasë do të përfshihet edhe në qeverinë e re që pritet ta krijojnë Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Komunitetet joserbe në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohen nga 10 deputetë. Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili është zgjedhur deputet ka deklaruar se do të kërkojnë nga Albin Kurti një ministri për këtë komunitet përndryshe nuk do ta votojnë qeverinë e tij. Kuptohet, e gjithë kjo nëse vendimi i PZAP-it mbetet në fuqi.

Rasim Demiri, ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetar i koalicionit VAKAT, ka thënë për Gazetën Express se edhe pse kanë dalë si partia më e votuar nga komunitetet joserbe nuk kanë asnjë kusht ndaj Albin Kurtit për ta votuar qeverinë e re.

“Sipas Kushtetutës komuniteteve joserbe u takon një ministri, përvoja ka qenë që partia që fiton më së shumti vota ka marrë edhe një ministri. Ne po presim thirrje për takim prej mandatarit për kryeministër, por nuk e kemi asnjë kusht. Do të bisedojmë me zotëri Kurtin dhe LDK-në dhe do të jemi pjesë e qeverisë së re”, ka thënë Demiri.

Demiri tutje është shprehur se kërkesën për të pasur një ministri komuniteti egjiptian, deputeti Veton Berisha e ka përmendur edhe në takimin që kanë pasur komunitetet me të dërguarin e Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ne komunitete joserbe kemi pasur një takim me Matthew Palmerin dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane e ka përmendur në takim kërkesën për një ministri për komunitetin e tyre, por dëshirat janë diçka tjetër dhe ligji është diçka tjetër. Në kushtetutë nuk është e garantuar që ministria t’i takojë komunitetit egjiptian, nuk është pushteti vetëm me pasë ministri, komuniteti egjiptian ka qenë në qeveri dhe kanë pasur poste të zëvendësministrave”, është shprehur Demiri.

Ai ka thënë se Kurtit do t’i kërkojnë që të formohet komuna e re e Reqanit, dhe të hiqet taksa ndaj Bosnje dhe Hercegovinës.
“Ne do të kemi kushte për komunitetin boshnjak, p.sh formimi i komunës së Reqanit. Po ashtu do të kërkojmë nga mandatari për tërheqjen e taksës ndaj Bosnjës. Kemi biseduar me zoti Kurtin dhe ai ka vullnetin dhe është pajtuar që Bosnja dhe Hercegovina është viktimë në këtë rast”, ka thënë Demiri.

I pyetur nëse kryetari i VV-së është pajtuar që ta heqë taksën ndaj Bosnje dhe Hercegovinës pa e zëvendësuar me reciprocitet, Demiri ka thënë se në takim me të kreu i VV-së nuk e ka përmendur reciprocitetin ndaj produkteve të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Nuk e di programin qeverisës të Kurtit, ai është deklaruar që ndaj Serbisë do të ketë reciprocitet kurse në takim me mua nuk e ka përmendur reciprocitetin ndaj Bosnjës por vetëm është pajtuar se Bosnja është viktimë në rastin e taksës”, është përgjigjur kryetari i VAKAT.

Tutje ai ka thënë se po presin certifikimin e zgjedhjeve dhe beson se do të jenë pjesë e qeverisë së re.
“Kur të certifikohen zgjedhjet presim të kemi takim me Albin Kurtin dhe besojmë që do të jemi në koalicion dhe në qeveri”, ka thënë Demiri.

Share1TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik
Lajme

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

May 22, 2025
9
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
Bota

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
34
“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani
Bota

“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani

May 22, 2025
27
Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington
Lajme

Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington

May 22, 2025
11
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes pacient ra nga kati i tretë i spitalit në veri të Mitrovicës

May 22, 2025
13
Në Fushë Kosovë e Malishevë, arrestohen dy persona për ideologji terroriste
Lajme

Në Fushë Kosovë e Malishevë, arrestohen dy persona për ideologji terroriste

May 22, 2025
13
Next Post
Daka: Votat e diasporës do të transferohen nga Ministria e Infrastrukturës në QNR

Daka: KQZ-ja fillon zbatimin e vendimit të PZAP-it

Më të fundit

  • Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik
  • Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
  • “Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi