Pas zhvillimeve të fundit në degët e Listës “Guxo” në Ferziaj, Gjakovë dhe Istog ka ardhur edhe një reagim nga koordinatori i Listës ‘Guxo” në Vushtrri, Nasuf Bejta.
Bejta thotë se asnjë nga aktivistët e Listës “Guxo” nuk kanë qenë kundër këtij koalicioni.
Ai tutje hodhi kritika në drejtim të drejtuesve të kësaj partie, duke thënë se edhe pas pesë muajsh edhe pse u premtua, kjo Iniciativë nuk u kthye në parti politike.
“Të gjithë ata që janë deklaruar ashpër në vlerësime, duhet ta kujtojnë se ishin të përzgjedhur nga dikush e të mos bëjnë etiketime të shëmtuara si “jo profesionistë”, “militantë” e “të pakënaqur”.