Rugova akuza Isa Mustafës: Po krijon klane në LDK
3 vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, ka arritur të dalë nga gjendja kome.
Pas intervenimeve në Kliniken Intensive për disa ditë rresht, gjendja shëndetësore e 3 vjeçarit dukshëm është stabilizuar.
Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka, ka thënë se pacienti është jashtë aparatit të ventilimit mekanik dhe ndoshta sot edhe mund të transferohet në ndonjërën nga klinikat tjera.
“Gjendja e tij është përmisu dukshëm, ai është në gjendje dukshëm më të mirë. Ka arritë me dal prej gjendjes komë, është me frymarrje të vetën dhe është jashtë aparatit të ventilimit mekanik, me parametra vital”, ka thënë Uka për IndeksOnline.
“Besoj që sot gjatë ditës do ta nxjerrim ka klinika intensive për të vazhduar trajtimin shëndetësor në njësi tjera. Gjendja e tij është stabile poe besoj që duhet ende shumë kohë për rehabilitim”, ka shtuar ai.
Vlen të kujtojmë se janë bërë fiks një javë që kur 3 vjeçari mori lëndime të rënda trupore afër një rrethoje në Fakultetin Teknik.