Ish- shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj zhvilloi një takim me strukturat e Aleancës së të rinjve në Dardanë.
Haradinaj atje së bashku me kandidatët e AAK-së për deputetë nga Dardana, Faton Jakupin dhe Diana Kryeziun si dhe kryetarin e të Rinjve, Besim Morinën bashkëbiseduan me dhjetëra të rinj që me vullnet të lartë po përgatiten për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
“Iu premtova angazhim maksimal në mbështetje të tyre pasi mendoj dhe besoj se rinia është promotor i çdo procesi në Kosovë.
Mirënjohje rini e mrekullueshme e Dardanës!”, shkroi Haradinaj në Facebook.