Gjakova ka dëshmuar edhe një herë mbështetjen e saj të fuqishme për AAK-në dhe kandidatin për deputet, Daut Haradinaj. Me një pjesëmarrje masive dhe një atmosferë festive, mitingu elektoral i AAK-së në këtë qytet u shndërrua në një manifestim entuziazmi dhe besimi në fitoren e kësaj force politike.
“Pamjet flasin vetë. Mitingjet tona janë festë sepse Kosova po fiton,” ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, duke falënderuar qytetarët e Gjakovës dhe “shpirtit të Brigadës 137” për përkrahjen e jashtëzakonshme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vijon fushatën e saj zgjedhore me moton e fitores, ndërsa mitingjet e saj po karakterizohen nga pjesëmarrje të madhe dhe një frymë optimizmi për të ardhmen politike të vendit.