Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka shprehur vlerësimin dhe krenarinë e tij për rininë e Deçanit, duke e cilësuar si forcën lëvizëse të ndryshimeve të mëdha në Kosovë.
“Rinia e Deçanit shkëlqen, rinia e Deçanit është kampione! Ju jeni aq shumë dhe energjia juaj është aq e madhe sa ndihet në të gjithë Kosovën. Nuk kam krenari më të madhe sesa kur flas për rininë e Deçanit, sepse gjithmonë nga rinia e këtij vendi ka filluar gjithçka!” – deklaroi Haradinaj.
Ky është postimi i plotë: