Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti ka organizuar një aheng familjar me 50 persona në Gjakovë.
Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë, ka organizuar aheng familjar me 50 persona të pranishëm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë