Shoqatat e bizneseve bien dakord me Qeverinë Hoti: Dasmat lejohen nga 1 korriku
Pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, që nga 1 korrikut të hapen pishinat dhe të lejohet edhe gastronomia në ambiente të mbyllura, që i bie që do të ketë dasma dhe do të punojnë edhe diskotekat, ka reaguar shoqata hoteliere e Kosovës dhe shoqata e bizneseve “Esnaf”.
Shoqata Hotelierët e Kosovës ‘Pro in”, ka njoftuar se dasmat do të lejohen nga data 1 korrik.
“Përshëndetje për ju koleg hotelier, këngëtar dhe bashkëpunëtorë të cilët jeni lidhur ngushte me restorantet e dasmave, klubeve të natës-diskotekave. Ju uroj shëndet dhe punë të mbarë , lutemi që të kthehemi sa më parë në normalitet me punët tona. Lutem që të përkrahni njëri- tjetrin , që të respektoni njëri- tjetrin, t’ia dini vlerën punëtorit. Suksese të gjithëve në punët tuja, bizneset tuja. Ne si Shoqatë e Hotelerisë dhe Turizmit Pro In kemi bërë angazhimin e madh e të pandalshëm, të palodhshëm rreth objektivave tona në realizimin e hapjes sa më të shpejt të sektorit tonë. Hapja fillon me datë 01.07.2020 ”, thuhet në njoftim.