Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me mos ftesën te Kosova U-21 të futbollistit të tyre, Qëndrim Zyba.
“E çka me bo ma shumë se me i lujtë 16 ndeshje zyrtare me FC Prishtinës edhe mos mu ftua, MARRE iu qoftë. Por thirrni mendjes së pastaj po vajtojna pse iku ai ose pse iku ky”, ka shkruar Dallku.
Gjatë ditës, reagim kishte pasur edhe FC Prishtina, që sipas tyre futbollistët e ekipit të tyre po shmangën nga përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi.