Mbrëmë ka dalë rezultati edhe për 26 të testuarit e fundit nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, të cilët kanë bërë testin lidhur me infektimin me koronavirus, të gjithë kanë dalë negativë.
“Ky është lajm i mirë për personelin tonë, por dhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”.
“Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsejtë 61 pjesëtarë të Personelit tonë dhe rezultatet negative janë inkurajim për punën e Personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.