Në Austri janë duke u mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi në muajin maj, koalicioni qeverisës u rrëzua, për shkak të publikimit të një skandali të korrupsionit.
Sondazhet sugjerojnë se Partia Popullore e ish-kancelarit, Sebastian Kurz do të dalë e para në këto zgjedhje, por do t’i duhet të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër.
Partia Socialdemokrate, Partia për Lirinë e ekstremit të djathtë, Të Gjelbrit dhe liberalët po ashtu garojnë në këto zgjedhje. Vendvotimet u hapën në mbarë vendin në ora 7:00 dhe votimet pritet të përfundojnë në ora 17:00.
Exit Pollet tregojnë se partia e Kurz kryeson me 37.2 përqind të votave,, duke shënuar një rritje me 5.7 përqind. Ndërkaq, Partia për Lirinë vjen e dyta me 16 përqind, duke pësuar rënie me 10 përqind. Kurse, bazuar në Exit-Polle, social-demokratët do të arrijnë të marrin 22 përqind të votave.
Zgjedhjet në Austri vijnë pas publikimit të një video-incizimi, ku shfaqej zëvendëskancelari i shtetit, Heinz-Christian Strache, duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje, e cila thotë se është një investitore nga Rusia, në këmbim të donacioneve politike. Straches më pas dha dorëheqje dhe pranoi se sjellja e tij ishte “e papërgjegjshme”.