Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite po merr pjesë në debatin e organizuar në Munih për Ballkanin, që është mundësia e parë që ai të takohet ballë për ballë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë panel po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Telegramisot,com
Pjesë e kësaj tryeze është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Paneli me temën “Kordinimi, bashkëpunimi, konsolidimi? Nxitja e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, mbahet në kuadër të Konferencës Vjetore të Sigurisë në Munih