ot në ora 7:00 ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Kryetarja e KQZ-zë, Valdete Daka pasi ka votuar, në një konferencë për media ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike që të kenë kujdes në procesin zgjedhor, përcjell Indeksonline.
“E përfundova obligimin tim qytetar. I ftoj gjithë qytetarët dhe subjektet politike si dhe komisionarët që të kenë kujdes, pra ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do ti faturohet Kosovës”, u shpreh Daka.
“T’i tregojmë të gjithëvë që kemi kulturë demokratike dhe dijmë të votojmë”, tha ajo/Indeksonline/