Prishtina pritet që në ditët në vazhdim të dalë nga karantina. Kjo masë mund t’i largohet nëse nuk do të ketë raste të reja me Covid-19, dhe pas miratimit të MSH-së.
Kjo pasi që kryeqyteti pritet që të dal nga karantina për shkak të rënies së numrit të të infektuarve me virusin korona.
Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi.
Por edhe nëse kryeqyteti do të dalë nga karantina, masat e tjera mbesin në fuqi deri në një vendim tjetër.