• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Coronavirusi e shpëton Burdushin, nga burgu

17/08/2020 - 19:09:33
Coronavirusi e shpëton Burdushin, nga  burgu

Nuk është prekur nga COVID-19.Raportin e mjekut për vetizolim, ndërkaq e ka shfrytëzuar për ” t’i ikur drejtësisë”. Mjekut popullor, Hysri Peqani- Burdushi i është parashkruar aktakuza për mashtrim.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur pasi i akuzuari në datën e caktuar të seancës gjyqësore ka qenë në vetizolim.

Lexo më shumë

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

May 19, 2025
0
Kosova me vetëm dy pjesëmarrje në olimpiada, barazohet me Serbinë për fitoret e medaljeve të arta

Maqedonci: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën

May 19, 2025
1

“Deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur me arsyetim se përkundër caktimit që të mbahet seanca gjyqësore në mënyrë të rregullt, e njëjta nuk është mbajtur pasi i akuzuari Hysri Peqani për shkak të pandemisë COVID-19 ka qenë në vetizolim 10 ditor në shtëpi”, tregon Kicaj për “PrizrenPress”.

Gjykata Themelore në Prizren, në vitin 2018, pati dënuar me burg e gjobë Hysri Peçanin, i njohur si Burdushi.

Ai, u dënua me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale të mashtrimit.Një vit pas, Gjykata e Apelit, e pati kthyer në rigjykim rastin e tij.Apeli e kishte marrë këtë vendim pasi kishte konstatuar se nuk është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari shumë të rëndësishëm.

Këtë maratonë, Burdushi e ka mbyllur për mrekulli, duke shfrytëzuar situatën e pandemisë COVID-19.

Ai, është vizituar te mjeku Gylxhan Hasani, i cili është edhe Shef i Urgjencës në Prizren, për shkak të shenjave të sëmundjes, i ka rekomanduar Burdushit që të vetizolohet në shtëpi për 10 ditë.

“I kemi mbi 100 pacientë të cilët ju kemi rekomanduar që të vetizolohen për të përcjellë gjendjen e tyre shëndetësore, se mos po shfaqin simptoma të Koronavirusit dhe pastaj të vazhdojmë me procedura të tjera mjekësore”, tregon Hasani.

Sipas tij, një rekomandim i tillë i është dhënë edhe pacientit Hysri Peqanit.

“Me Hysri Peqanin kemi vepruar si me çdo pacient tjetër“, tha Hasani për “PrizrenPress”.

Në mungesë të të akuzuarit në seancën e fundit, Gjykata e Prizrenit ndërkaq, ka parashkruar lëndën e Burdushit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, pati ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysri Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014 në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuante nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani u akuzua se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Lajme

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

May 19, 2025
0
Kosova me vetëm dy pjesëmarrje në olimpiada, barazohet me Serbinë për fitoret e medaljeve të arta
Lajme

Maqedonci: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën

May 19, 2025
1
Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Lajme

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

May 19, 2025
3
Shi, borë apo diell: Ky është moti për vikend
Lajme

Sot të mbajë mot me diell

May 19, 2025
8
Sot “Cirku” i 18 në Kuvend, pa shenja zhbllokimi
Lajme

Sot “Cirku” i 18 në Kuvend, pa shenja zhbllokimi

May 19, 2025
5
Kjo është dhurata që Zelensky ia dhuroi Papës
Bota

Kjo është dhurata që Zelensky ia dhuroi Papës

May 19, 2025
4
Next Post
Melania sërish refuzon t’i japë dorën Donald Trumpit (video)

Melania sërish refuzon t’i japë dorën Donald Trumpit (video)

Më të fundit

  • Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
  • Maqedonci: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën
  • Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi