Ish-kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale, Clint Williamson, që kishte kryer hetimet për pretendimet e raportit të Dick Martyt për dyshimet e pretenduara për krime të kryera nga UÇK-ja ka folur për aktakuzën e ngritur nga Prokurori Special kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Prokurori amerikan ka thënë se beson që në aktakuzën e tanishme që është bërë publike nga Prokurori Special mund të ketë edhe dëshmitarë të rinj në proces për dallim nga dëshmitarët e vitit 2014, kur ai kishte dalë me të gjeturat nga hetimet e pretendimeve të raportit të Dick Martyt, shkruan Telegramisot
Megjithëkëtë, Williamson ka ripërsëritur deklaratat e vitit 2014 se gjetjet në atë kohë përbeheshin gjerësisht me gjetjet e Dick Martyt gjatë pyetjeve të tij për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Por ashtu siç e thashë gjatë asaj kohe në 2014, nuk besoja se kisha prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht. Ka pasur prova që ato gjëra kanë ndodhur, por niveli i provave ishte i pamjaftueshëm për t’i ndjekur penalisht, nuk mund të them se mbi cilat baza qëndrojnë provat aktuale sepse nuk e kam atë informacion, mirëpo pozicioni im është i njëjtë me deklaratën që kam bërë në atë kohë”, ka theksuar ai për syri.net.
Ish-kryeprokurori Williamson ka thënë se i gjithë kuptimi i Gjykatës Ndërkombëtare është që të mos mbahen përgjegjës një grup i tërë njerëzish për krimet që kanë kryer individët e caktuar.
https://www.syri.net/web-tv/353350/clint-williamson-ne-syri-tv-rrefehet-per-here-te-pare-per-shtepine-e-verdhe-dhe-cfare-rrezikon-thaci/