Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet ndonëse s’ka marrëveshje mes LVV dhe LDK-së
Salla e Kuvendit të Kosovës është bosh. Por nga kjo e enjte në të do të ulen 120 deputetë që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Por, konstituimi i legjislaturës së VII është pak më ndryshe.
Kjo për faktin se ende deri tash nuk është bërë një marrëveshje për qeverisje.
Sipas monitoruesve të Kuvendit, duhet partia e parë që të propozoj të mandatarin për kryetar të Kuvendit.
Por mos konsituimi i Kuvendit nuk i siguron asnjë parti politike që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afateve Kushtetuese ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit.
Gjatë kësaj dite përveç betimit të deputetëve pritet të zgjedhjet edhe kryesia e re e Kuvendit të Kosovës.