GIZ-i dhe Fondacioni Jahjaga organizojnë debatin “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”. (Kino “Armata”, ora 10:00)
Instituti Albanologjik i Prishtinës, Dega e Gjuhësisë, organizon konferencë shkencore “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”. (Institutit Albanologjik, ora 10:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon për herë të tretë Konferencën “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Përfaqësuesja e Kosovës U21 mban konferencë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 10:30)
Grupi Lokal i Veprimit “Bifurkacioni” në bashkëpunim me “Inivative for Kosova Community” dhe Komuna e Ferizajt organizojnë “Panairin e gjedhit
2019”. (Tregu i Kafshëve, Ferizaj, ora 11:00)
Hapet Panairi vjeshtor i librit AAB 2019, marrin pjesë 40 botues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe botues ndërkombëtarë. (Kolegji AAB, ora 11:00)
Filharmoni e Kosovës mban konferencë. (Objekti i Filharmoninë së Kosovës, ora 12:00)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
Publikohet manuali për gazetarët që mbulojnë çështjet e personave LGBTI.
(Biblioteka Kombëtare, ora 13:30)
Kombëtarja U21 i nis përgatitjet për ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë. (Stadiumi i Feronikelit në Drenas, ora 15:00)