Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.
Kjo ngjarje daton nga 8 marsi i vitit 1857, kur rrobalarëset e Neë Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë, transmeton Klan Kosova
Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.