Skuadra e Manchester Cityt ka caktuar një takim me familjen e yllit argjentinas Lionel Messi në javën e ardhshme, pas raportimit se futbollisti aktualisht më i mirë në botë, ka kërkuar largimin nga ekipi i Barcelonës.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Veronica Brunati me anë të një postimi në Twitter.
Kujtojmë se klauzola e lirimit të Messit nga Barcelona është 700 milionë euro, por sulmuesi mund të largohet falas. Kjo pasi në kontratën e argjentinasit ka një klauzolë që e lejon atë të largohet nga Barcelona një vit para se ti përfundojë kontrata.