Morena Taraku, njëra nga këngëtaret më të përfolura për jetën e saj, tash e disa vite është duke qëndruar në Turqi. Ajo së fundmi kishte bashkëpunuar me një nga kompanitë më të mëdha atje për këngën ‘Fu*k your location’.
Këngëtarja ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, ku zbulon dhuratat që ka marrë, në të cilat shkruhej “Të dua”, në gjuhën turke.
Duke qenë se nuk e ka bërë publike emrin e të dashurit, mbetet të zbulohet nëse ai është turk.