Prokuroria zvicerane ka kërkuar 4.5 vjet burg, për shkak siç thuhet se ka shpërdoruar 688,000 CHF në IV dhe përfitime plotësuese.
Javën e ardhshme Miradije F. (49) duhet të përgjigjet para gjykatës së rrethit Rheintal. Prokuroria e akuzon se nga fundi i shkurtit 2003 ka përfituar ndihma sociale, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Shifra totale e përfitimit është 688,000 zvicerane. Ajo dyshohet se ka përfituar nga pensioni invalidor dhe përfitime plotësuese.
Madje, ajo ka pasur një kompani të vogël sigurimesh, që e kishte regjistruar në emër të burrit të saj.
Edhe pse kishte thënë se kishte probleme, ajo është parë duke punuar. Miradije F. drejton një veturë, bart gjëra të rënda dhe punon si një ndërmjetëse sigurimesh.
Vëzhgimet e autoriteteve konfirmojnë më pas përshtypjen e një gruaje me të vërtetë të shëndetshme.