Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” ka ribotuar karikaturat e profetit Muhamed, zyret e së cilës qenë cak i sulmit nga personat e armatosur që shtënë me armë zjarri ndaj redaksisë.
Ripublikimi i karikaturave u bë një ditë para se 13 burra dhe një grua të akuzuar se iu siguruan armët sulmuesve do të dalin në gjyq të mërkurën.
Sulmet e janarit të 2015-ës kundër “Charlie Hebdo” nxitën një valë vrasjesh të pretenduara nga grupi i armatosur ISIS në të gjithë Europën.
Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën në sulm – 12 prej tyre nga redaksia – së bashku me të tre sulmuesit.
Në njërën prej karikaturave profeti shihet duke mbajtur bombë në vend të turbanit derisa në titull thuhej: “Krejt ato për këtë”.
Karikaturat e ribotuara këtë javë u shtypën për herë të parë në 2006 nga gazeta daneze “Jyllands Posten”, duke shkaktuar disa herë protesta të dhunshme nga myslimanë që besojnë se përshkrimi