Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, është vendosur të takojë të mërkurën Ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Takim ky i cili është i pari i nivelit të lartë midis SHBA-së dhe Rusisë qëkur Presidenti Joe Biden mori detyrën. Ky takim vjen në mes të tensioneve të rritura midis ish-armiqve të Luftës së Ftohtë.
Blinken dhe Lavrov do të takohen në kuadër të Këshillit Arktik në Islandë pa një afat të saktë kohor ose ndonjë temë jashtë kufijve, shkruan CNN.
Të dy politikanët takohen një ditë pasi doli lajmi se SHBA-ja nuk do të sanksionojë kompaninë e ngarkuar për ndërtimin e tubacionit të gazit “Nord Stream 2” të Rusisë, pavarësisht se kundërshtojnë fuqimisht projektin me një zëdhënës të Departamentit të Shtetit duke e quajtur atë një “projekt të ndikimit malinj rus” që ” kërcënon sigurinë energjetike evropiane dhe atë të Ukrainës dhe krahut lindor të Aleatëve dhe partnerëve të NATO-s”.
Diskutimi pritet të mbulojë një gamë të gjerë të çështjeve thelbësore midis dy kombeve përpara një samiti të mundshëm midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Presidentit Vladimir Putin në fillim të kësaj vere.