Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar sot me Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan, Dondald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Cakaj pas këtij takimi ka shkruar kanë biseduar për rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Përendimor.
Cakaj ka thënë se nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarjen e Kosovës dhe as shkëmbim territoriale. Po ashtu Cakaj ka thënë se nuk ka nxitim për arritjen e marrëveshjes.
Kujtojmë se pas aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, është anuluar takimi në Washington mes Kosovës e Serbisë.
Ky është postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Cakajt:
Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.
Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!
Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!
ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ????!