Ministri në Detyrë i arsimit dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi, gjatë debatit “Jeta në Kosovë” ka thënë që asnjëherë nuk është bërë ndërhyrje në Agjensionin e Akreditimit.
“Kjo është dëshmuar gjate pothuajse afër 2 viteve të mia si ministër”.
“Asnjëherë skam ndërhyrë, e kam krijuar një mundësi të mirë të pavarësisë së agjensionit pra mënyra si është krijuar emërimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë që është emëruar për herë të parë nga Parlamenti i Kosovës. Pastaj gjatë tërë kohës që ka funksionuar ky agjension ka qenë në punën e saj të pavarur”.
“Çdo devijim ose puna që e ka bërë është përgjegjësi e agjensionit. Ka pasë presione të ndryshme por ne kemi arritur t’i ndalim”.
Bytyqi ka thënë se si ministër ka kërkuar që për herë të parë të ketë një ligj për Agjensionin për Akreditim.
“Nuk kemi bërë asnjë ndërhyrje zyrtare nuk e kemi penguar punën e agjensionit asnjëherë. Si ministër kam kërkuar që për herë të parë të kemi një ligj për agjensionin pra kjo tregon se sa kemi qenq të vendosur për të krijuar pavarësinë e agjensionit të akreditimit”.