Ministri i Arsimit në detyrë dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi, ka vazhduar takimin në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në Dobrajë të Lipjanit.
Bytyqi ka thënë që koalicioni AAK-PSD janë bashkuar për të treguar se janë të duhurit.
“Mund të gjej shumë arsye për të treguar se pse është ky koalicioni i duhur pasi në dallim nga të tjerët ne nuk e kemi për qëllim vetëm të themi fjalë të bukura si të tjerët”.
“Por nuk dinë si ti realizojnë dhe këtu ka ardhë edhe zhgënjimi te të rinjtë tanë se ne vetëm dimë të flasim e jo të veprojmë”.
“Ne jemi koalicioni i parë që ka realizuar një program për të mundur zhgënjimin që ka ndodhur te qytetarët”.
“PSD dhe AAK kanë bashkëpunuar edhe kur nuk kanë qenë në koalicion”, është shprehur Bytyqi.