Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, ka vazhduar ditën e dytë të fushatës këtë radhë në kryeqytet.
“Ne po vijmë”, ka thënë ministri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ka thënë që para qytetarëve janë zotuar për shtet e sovranitet 100%.
Lexoni statusin e plotë:
Koalicioni AAK-PSD rrugëtimin e fitores e ka vazhduar sot në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Para qytetarëve të pranishëm u zotuam për shtet e sovranitet 100%, për shëndetësi më të mirë, për arsim dhe edukim cilësor, për rritje të pagave e për mirëqenie sociale dhe për miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Voto AAK-PSD 119
Voto Shyqiri Bytyqi 35