Ministri në Detyrë i arsimit dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi, gjatë takimit që ka bërë në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemaili” në Prishtinë, ka thënë që shpresën e humbur të qytetarëve do ta kthejë vetëm ky koalicion.
“Dua ta bëj një kronologji të programit që ne e kemi dhe e prezantojmë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shpesh shumë qytetarë ne po i vërejmë që janë të zhgënjyer ; kudo që shkojmë e vërejmë njëfarë zhgënjimi”.
“Nëse ne e bëjmë një pyetje pse është ky zhgënjim, sepse vjen nga diçka dhe ne duhet ta analizojmë nga çka po na vjen ky zhgënjim”.
Bytyqi ka theksuar se zhgënjimi më i madh për qytetarët kanë qenë premtimet të cilat asnjëherë nuk janë realizuar.
“Zhgënjimi më i madh është përsëritja e gjërave të mira që po i thonë por të cilat nuk po i realizojnë. Sepse ka humbur shpresa që gjërat e mira nuk mund të bëhen. Duhet të gjenden njerëzit përgjegjës të cilët janë të gatshëm për t’i bërë gjërat e mira”.
“Pikërisht po e them këtë problem që është i ndërtuar dhe i lidhur që nga zhvillimi ekonomik, arsimi cilësor, siguria e të punësuarve të gjitha janë të lidhura mes vete”.
“Është diskutuar shumë gjatë se si duhet të realizohet ky program dhe për t’u realizuar patjetër që na duhet mbështetja e juaj për ta realizuar këtë program që do ta kthejë shpresën dhe ta mund zhgënjimin”.