Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.