Një burrë nga Vitia ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës me armë në brez. Rasti ka ndodhur në rrugën “Flaka e Janarit”, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë.
“Rr. Flaka Janarit, Viti 08.02.2021 – 15:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari cili me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës mashkull kosovar. Njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.