Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se kur ka shkuar në shtëpi, e ka gjetur bashkëshorten me lëndime trupore, raporton Express
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërkaq dyshohet se viktimës i kanë shkaktuar lëndime dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë vjedhur një sasi ari.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Prizren, 27.10.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore. Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.