Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Lipjan, meqenëse i njëjti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij me një mjet të fortë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 21.04.2021 – 18:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport