Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Fushë Kosovë e ka lajmëruar në polici burrin e saj pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, raporton Gazeta Express.
Viktima, e komunitetit ashkali e ka njoftuar policinë pasi që e njëjta thotë se është rrahur nga burri i saj, I komunitetit rom.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit palët janë liruar, derisa, rasti shkon në procedurë të rregullt.
‘’ Viktima femër K-Ashkalike ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Rom. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt’’, shkruhet në raport të policisë