Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e ka ofenduar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin duke e quajtur ‘planc’ si dhe e ka akuzuar për propagandë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai e ka akuzuar Ahmetin se ka vjedhur mandatin e Kryetarit në vitin 2017.
“Thirrja qytetare “Zgjedhje PO – Vjedhje JO” i ka fillet nga mandati yt i vjedhur në 2017. Për propagandë ndihmash kqyr thirre Samiun është në dispozicion.”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Shpend!
Ti dje Prishtinën-PLANCi sot Kosovën, ama logjika e njëjtë, hajna vullnetesh, hajna pushtetesh!
Thirrja qytetare “Zgjedhje PO – Vjedhje JO” i ka fillet nga mandati yt i vjedhur në 2017.
Për propagandë ndihmash kqyr thirre Samiun është në dispozicion.