Trupi i një gruaje që u vra nga burri në Vushtrri, dyshohet se është varrosur diku në territorin e Mitrovicës.
Trupi i saj u varros për t’u fshehur, e kjo ka vënë në lëvizje institucionet, shkruan Jepi zë.
Siç ka mësuar gazeta, me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, FSK-ja ka filluar një operacion për gjetjen e trupit. Në këtë kërkim janë angazhuar njësi të kombinuara të kërkim-shpëtimit të FSK-së.
Gazeta ka provuar të flas me institucionet përgjegjëse lidhur me këtë operacion kërkimi, por nuk janë dhënë detaje.
Sipas fotografive që ka siguruar “Jepi zë”, shihet se trupi është duke e kërkuar pranë Lumit Ibër andaj janë angazhuar edhe njësitet e kërkimit në ujëra, e poashtu edhe njësiti i qenëve K9, që funksionon në kuadër të FSK-së.
Nuk dihen shumë detaje për rastin pasi institucionet po e mbajnë të izoluar rastin, mirëpo gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një vrasje që u krye gjatë kësaj vere në Vushtrri.