Një grua dhe vëllai i saj janë sulmuar të hënën mbrëma në Prishtinë nga burri i saj dhe babai i tij
Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime për çka edhe kanë pranuar trajtim mjekësor, njofton policia, transmeton Klan Kosova.
“Të dyshuarit nuk janë hasur në shtëpi nga njësitë policor që ju ka përgjigj rastit.
Lidhur me rastin me datën 24.12.2019 është arrestuar njëri prej të dyshuarve bashkëshorti i viktimës i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. Telegramisot.com