Gjykata Themelore e Gostivarit ka shqiptuar dënimin me burg të përjetshëm ndaj Blerta Pocesta nga Dibra, pasi në gusht 2018 vrau dy prindërit e saj dhe motrën e vogël.
Mbi akuzën për ndihmë në vepër penale vrasje e shkallës së parë, Gjykata ka shpall fajtor edhe Ferdi Gashin të cilin e ka dënuar me 10 vjet burg.
Fajtor është shpall edhe 60-vjeçari Vehab Gllobuçishta nën akuzën për përpunim i armëve të zjarrit he armëmbajtje pa leje.
Gllobuçishta ka qenë i ndarë nga akuza për vrasje ndër Prokuroria Themelore e Gostivarit ka njoftuar se do të ankohet për lartësinë e dënimit ndaj Ferdi Gashit dhe Vehab Gllobuçishtës.