Dega e Vetëvendosjes në Podujevë ka kritikuar udhëheqësit e kësaj komune për mungesë të transparencës. Kritika këto që u bënë nga kryetari i Vetëvendosjes dega në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi derisa ka prezantuar raportim gjeneral për vitin 2019-ë, ka numëruar disa nga mangësitë.
Sipas Bulliqit, komuna e Podujevës ka bërë planifikim të gabuar të shpenzimeve. Po ashtu ai tha edhe se ka mangësi në kontrata të veçanta e mungesë të planit për subvencione.
Po ashtu Bulliqi ka thënë se ka pas mungesë të projekteve ekzekutive në ndërtim.
Veç tjerash, ai tha se edhe zyra e prokurimit ka hasur në shumë probleme e që një prej tyre është edhe qasja në dokumentet e tenderëve.
Këto janë disa nga shkeljet që numëroi Bulliqi, derisa i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me këto raste.
Ai ka bërë thirrje qe zgjedhjet në Podujeve të mbahen sa me shpejtë, pasi që siç thotë ai, kjo komuna ka nevojë të qeveriset nga njerëz të tjerë që do ta ndryshonin gjendjen e kësaj komune.