Të gjithë nxënësit që janë pjesë e rajoneve që kanë në fuqi disa nga masat e marra në vijim të parandalimit të pandemisë janë të detyruar të mbajnë maska tha Ministri i Arsimit Britanik, Gavin Williamson.
Disa ditë më parë ishte vendosur nga qeveria Britanike që nuk është e nevojshme që nxënësit të mbajnë maska në korridoret e shkollës por pas deklaratave nga OBSH-ja se grupmoshat 12-vjeç e sipër janë burim permanent i përhapjes së infeksionit qeveria ndryshoi qëndrim
Ka disa zona të vendit ku ne kemi pasur të bëjmë bllokime lokale dhe ne mendojmë se është e drejtë në ato pak zona në shkollat e mesme, të rinjtë të veshin mbulesa fytyre,” tha Williamson për Sky News
Politika e re për maska është një nga rastet që kryeministri Johnson ka marrë duke ndjekur vendimet e qeverisë Skoceze e cila e kishte miratuar këtë masë në shkolla disa javë më para