Të reshura të mëdha të shiut dhe breshrit janë shënuar sonte në tërë territorin e Kosovës
Breshëri shpesh ka qenë i madh sa një ve dhe të reshurat më të mëdha janë shënuar në rrethinën e Prizrenit.
Sipas disa fotove dhe videove që kanë dërguar disa qytetarë në adresë të redaksisë shihet se breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke thyer xhama të makinave dhe në bujqësi.
Për momentin ende nuk dihet sa do të jenë dëmet që ka shkaktuar breshëri.
Ndërkaq, Instituti Meterologjik, Meteo e edhe Prishtina Weather kanë paralajmëruar një mot jo stabil gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë.
Sipas parashikimeve të motit, të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Ndërsa të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.
Kurse gjatë të martës Prishtina Weather, ka shkruar se ka pasur më shumë se 2000 shkarkime elektrike sot vetëm Prishtinë të cilat janë përcjellë me një shtrëngatë të fuqishme.