Ditë më parë në media ka qarkulluar një dokument i nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, i cili mbante emrin e ish-kryeministrit, Avdullah Hoti.
Pas kësaj erdhi reagimi i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se që nga fillimi kryeministri, Kurti dhe kabineti i tij janë duke u sfiduar nga individë të panjohur nga administrata e Zyrës së Kryeministrit.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokratike, Nol Nushi, i cili ka thënë se një fantazmë po sillet brenda zyrave të Liderit Suprem, e që është fantazma e paranojës.
“Nje fantazme po sillet brenda zyreve te Liderit Suprem. Eshte fantazma e paranojes!”, ka shkruar Nushi në “Facebook”.