Për disa muaj qëndruan të mbyllura. Kështu pasi që gastronomia konsiderohet njëra nga vatrat e burimit të infeksionit Covid -19.
Një gjë të tillë e tha edhe kryeministri i vendit në një konferencë disa ditë më parë.
Ai madje nuk e mohoi se edhe mund të ketë mbyllje të tërësishme të vendit pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Por një gjë e tillë po konsiderohet si katastrofale nga ana e gastronomve.
Kryetari i kësaj shoqate Petrit Kllokoqi tha se bizneset sapo kanë filluar të rimëkëmbën.
Kurse nga Komisioni për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës thanë se duhet të ndërmerren hapa konkret.
Labionota Demi tha se qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme në këtë aspekt.
Demi shtoi se sipas ekspertëve brenda katër javësh pritët vala e dytë e Covid 19 në Kosovë.
E në anën tjetër edhe ekonomia e vendit po konsiderohet në gjendje kritike.
Ekonomistët thonë se mbyllja apo shtrëngimi i rreptë masave do ta vendoste ne shok ekonominë e vendit.
Bellaqa shtonë se është shumë e nevojshme përkrahja e kategorive sociale.
Megjithatë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se nuk do të ketë mbyllje të plotë të vendit, por vetëm shtrëngim të masave .
Që nga fillimi i pandemisë sipas statistikave të Bankës Botërore në vendin tonë kanë humbur punën mbi 50,000 persona.