Brad Pitt është parë në shoqëri të një gruaje që do t’iu kuptonim krejtësisht nëse do ta ngatërronit me ish-bashkëshorten e tij.
Fituesi i çmimit Oscar nuk është parë me Angelina Jolie, por me modelen gjermane Nicole Poturalski.
Dyshja janë parë fillimisht në aeroportin Paris’ Charles de Gaulle dhe më pas në aeroportin Provence’s Le Castellet, sipas fotografive të publikuara nga “The Sun”.
Sipas raportimeve të mediave rozë, Pitt dhe Poturalski kanë udhëtuar drejt Francës në shtëpinë e pushimeve të aktorit – pikërisht ku ai dhe ish-bashkëshortja Angelina Jolie ishin kurorëzuar në vitin 2014.
Me syze dielli dhe kapela që ngjanin më shumë si një ‘maskim’, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke lënë kështu të kuptohet se tashmë janë në lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.