• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

BQK: Pagesa e kësteve pezullohet vetëm për kredimarrësit me vështirësi financiare

29/03/2020 - 11:11:07
Ku do të shkojnë paratë e kursyera nga zvogëlimi i rrogave të Qeverisë

Të gjithë ata kredimarrës që kanë hasur vështirësi financiare, duhet të kontaktojnë bankat e tyre me qëllim të pezullimit të pagesave të kësteve të kredisë.

Kështu thotë Banka Qendrore e Kosovës në vendimin për t’i pezulluar pagesat e kësteve pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronavirusit në vend.

Lexo më shumë

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
9
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
9

“Kredimarrësit që janë në pa mundësi për pagesë të këstit të kredisë do të mund të mos e paguajnë këstin e tyre nga data 16 mars 2020 deri më datë 30 prill 2020. Secili kredimarrës që është në pamundësi për pagesë të këstit në periudhën si më sipër duhet të bëjë kërkesë te kredi dhënësi për një gjë të tillë përmes adresës elektronike apo përmes telefonit, dhe kërkesat e tilla do të aprovohen”, thotë BQK.
Institucioni më i lartë financiar në vend, thotë se këstet e papaguara do të jenë subjekt i pagesës pas kalimit të situatës së krijuar.

Sipas BQK-së, afati i llogaritjes së kredisë do të shtyhet për një muaj.

“Këstet e papaguara do të jenë subjekt i pagesës pas kalimit të situatës së krijuar, që nënkupton që afati i maturimit të kredisë do të shtyhet gjithashtu për një muaj! I inkurajojmë të gjithë kredimarrësit që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale meqë funksionimi efikas i sistemit financiar është jetik dhe esencial në rrethanat të cilat po kalon vendi”, njofton BQK.

Në fund, BQK thotë se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që kreditë të mos klasifikohen, të mos kërkohen provizione shtesë dhe të mos klasifikohen si kredi me probleme në Regjistrin e Kredive.

Lidhur me këtë, bankat komerciale në vend kanë njoftuar se nuk do të aplikojnë interes shtesë për këtë periudhë të shtyerjes së kredive.
“Sapo të pranohet kërkesa juaj, periudha e maturimit të kredisë suaj do të zgjatet për 3 muaj, ndërsa për këtë periudhë nuk do të aplikohet interes shtesë (interesi për tre muaj të shtyerjes së kësteve paguhet në muajin e katërt)”, njofton Raiffeisen Bank.

Kurse në njoftimin e bankës Procredit thuhet se, “pagesa e interesit të rregullt për muajt që kërkoni shtyerje do të ngarkohet në këstin e parë pas përfundimit të periudhës së shtyrjes, ndërsa, pagesa e kryegjesë të kësteve të shtyera do të ngarkohet në këstet e ardhshme të kredisë”.

Edhe TEB Bank njofton se do ta aplikoj vetëm interesin e rregullt.

“Për periudhën e pauzimit (një ose dy muaj) të kredisë, TEB nuk do të aplikon interes ndëshkues. Po ashtu, për periudhën e njejtë të pauzimit (një ose dy muaj) të kredisë, TEB nuk do të aplikon provizione shtesë, por vetem interes të rregullt, i cili do të paguhet në muajin e parë pas periudhës se pauzimit kurse në muajin vijues, klienti do të fillojë me pagesë të kësteve të rregullta”, njofton banka TEB.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
9
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
9
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi

May 9, 2025
4
Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?
Lajme

Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?

May 9, 2025
8
Si e zbuloi policia që 29-vjeçari në Ferizaj po bashkëjeton me një të mitur
Lajme

Ja sa gjoba trafiku i shqiptoni polici për 24 orë në Kosovë

May 9, 2025
7
Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Lajme

Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

May 9, 2025
50
Next Post
Kryeministri kanadez ofron dy mijë dollarë në muaj për punëtorët në kohën e krizës

Kryeministri kanadez ofron dy mijë dollarë në muaj për punëtorët në kohën e krizës

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi